Ventura: Fitore ndaj Shqipërisë
Buffon: Rikthehem pas 23 viteve

Ventura: Fitore ndaj Shqipërisë<br />Buffon: Rikthehem pas 23 viteve
SHKODER-Trajneri i Italisë, Ventura dhe kapiteni Buffon pas mbërritjes në qytetin verior në konferencën për mediat janë shprehur optimistë për fitoren e ndeshjes përballë Shqipërisë.
 
Trajneri italian ka vlerësuar ndeshjen përballë Shqipërisë, ndërsa ka deklaruar se gjendja e ekipit është e mirë dhe do të kërkojë fitoren për të pasur një ekip të lehtë në fazën e ‘Play off’. ‘Ekipi ndodhet në një gjendje të mirë dhe nesër do të zbresim në fushë për një rezultat pozitiv. Duhet të bëjmë një hap përpara në këtë ndeshje.
 
Puna ime do të gjykohet në fund të eliminatoreve. Ne kemi nevojë për pikë për të qenë kokë grupi për ‘play-off’.Të luash këtu për herë të parë dhe për më tepër për Eliminatore të Botërorit është një moment historik për shqiptarët. Do të jetë një ndeshje interesante edhe pse jemi të kualifikuar për në play-off.. Përshëndes Panucin, që është mik i Buffon, por edhe i imi
” u shpreh ai.
 
Ndërsa kapiteni Buffon ka hedhur poshtë shkrimet në mediat italiane se posti i trajnerit Ventura ndodhet në rrezik pas barazimit me Maqedoninë.
 
Mbështesim trajnerin brenda dhe jashtë fushe. Ato që janë shkruar janë pa baza. Kemi zhvilluar edhe një takim me lojtarët dhe mbështesim trajnerin.
 
Argjentina ndodhet në rrezik, Holanda u eliminua, shpresoj që ne jo, një botëror pa emrat e mëdhenj është i çuditshëm. Por ekipet e vogla duhet të shpërblehen për punën e tyre
” deklaroi ai

Kapiteni Buffon foli për ndeshjen e nesërme, ndërsa kujtoi edhe momentin kur erdhi në Shqipëri 23 vite më parë. “Shqipëria është një vend në zhvillim. Ka shumë pozitivitet Do jetë një kënaqësi të luaj këtu sepse hera e vetme që kam qenë ishte para 23 vitesh në një Teuta-Parma” tha ai.

Ndeshja Shqipëri-Itali do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në Shkodër. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë