Hedhja e aluminit të shkrirë në një fole milingonash, nga disa persona konsiderohet si një formë arti.
Në eksperimentin e kryer mund të shihet një i ri i cili hedh alumin të shkrirë në një fole milingonash dhe e lën të ngrijë.
Më pas me ndihmën e një lopate, djali e nxjerr nga toka këtë koloni milingonash dhe e pastron me ujë pjesën e mbetur të baltës së tokës.
Ajo çka mbetet është gjithë struktura me tunelet e shumta të formuar nga kolonia e milingonave. Në fund të videos janë postuar edhe përmasat e folesë së milingonave.
Sipas matjeve, foleja ishte 48 centimetra e thellë dhe 33 centimetra e gjerë. Ndërkohë që pesha e saj ishte 9 kilogramë.
Kanë qenë të shumtë njerëzit të cilët kanë dalë kundër kësaj forme arti, pasi një koloni e tërë më insekte u zhduk brenda pak sekondave.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com