Vepra e De Radës në Panairin e Librit
Ja përshtypjet e studiuesit Mandala

Vepra e De Radës në Panairin e Librit<br />Ja përshtypjet e studiuesit Mandala
TIRANE- Studiuesi italian me origjinë arbëreshe, profesor Matteo Mandala, flet për “A1 Report” për 200-vjetorin e lindjes së shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada. Matteo Mandala së bashku me profesor Francesco Altimarin kanë qenë në kuadër të Panairit të Librit në stendën e Institutit Italian të Kulturës, ku ishte e pranishme edhe drejtorja e Institutit Fulvia Veneciani.

“Në fakt viti i De Radës shënon një etapë shumë të rëndësishme për një arsye të thjeshtë. Kudo kemi dëgjuar kërkesën për të rivlerësuar rolin e De Radës dhe njëkohësisht për të rivlerësuar rolin e arbëreshëve brenda historisë së kulturës shqiptare. Jeronim De Rada meriton një vend tjetër nga ai që deri më sot ka pasur. Jo thjesht se ka qenë nga ana historike i pari që ka filluar traditën moderne, por edhe sepse vepra e tij ka disa tipare moderniste që duhen studiuar”, u shpreh studiuesi Matteo Mandala.
 
Studiuesit folën rreth promovimit të veprave të përkthyera të De Radës në italisht dhe botimit të përmbledhjes së gazetës “Shqiptari i Italisë” që e drejtonte De Rada në Napoli në vitin 1848.
 
Këto botime u mundësuan nga Instituti Italian i Kulturës në edicionin e 17-të të Panairit të Librit që ka si kryefjalë Jeronim De Radën.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje