Vepra në hapësira publike, konkurruan 132 projekte, shpallen 8 fituesit për fondin 200 mln lekë

Vepra në hapësira publike, konkurruan 132 projekte, shpallen 8 fituesit për fondin 200 mln lekë

Në praninë e artistëve, anëtarëve të jurisë, kolegjiumit, përfaqësive diplomatike janë prezantuar projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirat Publike”. Projektet fituese i përkasin krijuesve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia, Polonia, Greqia e Kina. Ato do të implementohen në hapësira publike, si mbikalime, rrethrrotullime e nyje nfrastrukturore, me qëllim përmirësimin e imazhit të tyre.

Për këtë nismë Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh.

"Që në momentin kur u ideua nisma "Art në Hapësira Publike", synimi ishte i qartë: Të përmirësojë imazhin e hapësirave publike jo thjesht duke vendosur diku një vepër artistike, por duke kryer punime në terren: të përcjellë shije estetike, por edhe duke angazhuar skuadra të tëra jo thjesht krijuesish, por edhe arkitektësh, inxhinierësh etj. Pra është një nismë që rrezatimin e vet e ka shumë të gjerë dhe nuk fillon e mbaron në studion e një artisti", shprehet Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Pjesëmarrja ka qenë e gjerë që nga Italia, Greqia, Turqia, Polonia, deri edhe nga Kina, India, Meksika e Pakistani. E padyshim Shqipëria.

Nga 132 projekte konkurruese, fazën e parë e kaluan 30 të tilla, që duhet të kalonin një tjetër fazë pasi të kishin detajuar projektin, preventivët, grupet e punës, afatet etj. Dhe pas një pune të gjatë juria ndërkombëtare e përbërë nga artisti Helidon Xhixha (kryetar), arkitektja Frida Pashako, gazetari dhe kuratori Michele Bonuomo, artisti bashkëkohor Gregor Hildebrandt dhe kuratori i njohur Bernhard Scheenk doli me një listë prej 8 projektesh fituese, që do të implementohen në bashkitë Tiranë, Kavajë, Divjakë, Malësi e Madhe.

Vepra të tjera, 6 syresh, që nuk arritën të shpalleshin fituese të këtij edicioni, por janë vlerësuar lartë nga juria, kanë mundësi që ose të përshtaten për lokacione të tjera të kësaj thirrjeje dhe të implementohen në edicionin e ardhshëm ose në vendndodhie të tjera, jashtë listës së shpallur, në bashki të tjera të vendit. Sipas Ministres Margariti tashmë është shprehur interesimi nga disa bashki për realizimin e veprave artistike dhe ky është një fond i gatshëm që mund të përdoret për këtë qëllim

Synimi është që kjo nismë të kthehet në një traditë.

Ndërkohë për çdo paqartësi, kërkesë, ankesë, është hapur faza e ankimimit, e cila mbyllet në datën 28 tetor 2022.

Akuzat për veprën plagjiaturë

“Përpjekja e vazhdueshme” nga Blegina Hasko Bezo dhe MVM Architects ishte një nga 8 projektet e shpallura si fituese në edicionin e parë të Konkursit Ndërkombëtar "Art në Hapësira Publike".  Artisti Vladimir Llakaj, ditën e djeshme, prezantoi një vepër të ngjashme (që i takon një artisti amerikan, të lindur në 1939-ën), duke pretenduar se vepra e prezantuar nga Bezo ishte plagjiaturë.

Llakaj po ashtu tha se, kishte bërë një anikimim lidhur me çështjen në fjalë, por sicc mësojmë nga Ministria e Kulturës, ankimimi i tij, nuk përmban informacion për këtë vepër. Ndërkaq, ccdo artist ka firmosur një kontratë nënshkruan edhe për të garantuar autenticitetin e veprës.

E megjithatë, deri të premten kur kolegjiumi do të mblidhet sërish, priten dhe të tjera ankimime.  Sa i përket veprës në fjalë, parashikohet skualifikimi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve