Chelsea fitoi 1-0 kundër Brighton për 1/16 e EFL Cup, me Jackson që shënoi golin e vetëm të takimit. Fitorja ishte e rëndësishme për Blutë, që prej kohësh vuanin mungesën e suksesit të plotë. Veç fitores, Chelsea ka bërë habi me protokollin e takimit.
Në formacionin zyrtar të paraqitur për Federatën, Chelsea kishte në fushë Andrey Santos, që mbante numrin 20. Problemi në këtë pikë ka të bëjë me faktin se Blutë e kanë huazuar lojtarin te Nottingham Forest dhe për të paktën disa muaj ai nuk do jetë pjesë e klubit.
Më pas Chelsea sqaroi se ishte një gabim shtypi, me numrin 20 që në sistem ishte për Santos, kur në fakt duhet të ishte për afrimin e ri, djaloshin Cole Palmer të afruar nga Man. City në limitet e merkatos së verës.