Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se futja në inventarin e Policisë së Shtetit të një numri prej 134 autoveturash dhe 30 motoçikletash është vetëm një paketë e radhës në kuadër të një programi të gjerë modernizmit të Policisë së Shtetit, ku do të përfshihen edhe sisteme që do të komplementojnë, mbështesin dhe lehtësojnë punën e strukturave policore.

Lleshaj u shpreh se duke marrë nën arsyetim faktin se vendi ynë sot ka një trup policore të vogël në numër, pajisja me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnimi i vazhdueshëm, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale, sipas tij, janë mënyra e duhur për të kultivuar një forcë policore të aftë të përballojë sfidat e kriminalitetit.

Objektivat seriozë për një fazë të re në luftën kundër krimit të organizuar, nevojat përherë në rritje për prani të shtuar dhe kontroll më efektiv në territorin e vendit, sfidat që lidhen me valët e emigracionit drejt Europës dhe shumë të tjera, mund të përballohen me sukses vetëm nga një polici moderne, një polici me njerëz të mirë arsimuar dhe të mirë pajisur. Kjo faze të re modernizmi që nis sot, do të ketë një zhvillim të mëtejshëm. Së shpejti, presim që flota e automjeteve të zgjerohet në mënyrë të dukshme, që të zgjerohen kapacitetet e monitorimit mobil të trafikut rrugor, që të krijohet një flotë e re e droneve të vëzhgimit ajror, që të përmirësohet dukshëm teknologjia e monitorimit të kufijve, që të vihen në funksionim sisteme të sofistikuara të analizës inteligjente, që fizionomia europiane e Policisë së Shtetit të marrë një trajtë të re, përmes një sistemi të ri të furnizimit me uniforma, etj..

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm e vendosi theksin edhe tek përkrahja dhe mbështetja publike e Policisë së Shtetit, duke u shprehur se ajo nuk mund dhe nuk duhet të blihet me para. Më tutje, Lleshaj mori si shembull plagosjen e efektives Ina Nuka, e cila dy ditë më parë në një protestë të dhunshme të zhvilluar përpara Kuvendit humbi dy gishta. Ministri e cilësoi sulmin ndaj polices Nuka si shembullin ku dëshmohet qartë sesi verbëria politike ka potencialin për të sjellë dëme

Makinat e reja të Policisë së Shtetit. 

Në përfundim të fjalimit të tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se kontributi që qeveria aktuale ka bërë ndaj Policisë së Shtetit, përcjell më së miri dhe mesazhin e përkrahjes së pa kushtëzuar politike dhe shoqërore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur