TIRANE- Strukturat e Policisë së Shtetit brenda një jave kanë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje, 4 raste të prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme, si edhe 9 raste për organizimin e lotarive të paligjshme. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga operacioni i nisur në rang vendi, vetëm javën e kaluar për këto raste janë arrestuar në flagrancë 10 persona, 30 po ndiqen në gjendje të lirë, dhe 11 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, Policia e Shtetit njofton se edhe në javët në vazhdim do të vijojë aksioni i kontrolleve.
/Shqiptarja.com












