Dragostunja është një fshat 85 kilometra në jug të Tiranës, si pjesë e Bashkisë së Librazhdit. Destinacioni i reportazhit 'Veri- Jug' me gazetarin Agim Pipa ishte mulliri i blojës me gurë, një mulli i rrallë mes maleve, ndërtuar 300 vjet më parë.

Kapaciteti i prodhimit – 10 kuintal blojë drithi, gruri dhe misri në ditë.

Mullixhiu i fshatit Beqir Balliu rrëfen punën, ardhjen e banorëve që bluajnë aty nga 12 fshatra përreth Dragostunjës dhe vizitat e turistëve vendas dhe të huaj në stinën e verës.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Fshati Dragostunjë, Zyber Bardhushi rrëfen historinë e fshatit si vendbanim i hershëm

 

Zyber Bardhushi, kryetar i shoqatës “Dragostunja unike”, sjell një informacion interesant mbi historinë e fshatit, si vendbanim i hershëm nga shekujt 2 dhe 3 pas Krishtit, deri në ditët e sotme.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Ora 15:56
Mulliri i blojës me gurë i ndërtuar para 300 vjetësh, tërheq turistët e huaj për ta vizituar

 

Beqir Balliu, mullixhiu i fshatit Dragostunjë, rrëfen punën e tij si zanat që sa vjen e zbehet, edhe për shkak të largimit të të rinjve nga fshati.

Ai thotë se mulliri është ndërtuar para 200 – 300 vjetësh dhe se në stinën e verës vizitohet shumë nga emigrantët dhe të turistët e huaj.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.