“Ashtu siç parashikohet në këtë kontratë dhe në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, me datë 13 prill 2013 do të zhvillohet testi paraprak i Numërimit Elektronik të Votave, që do të zhvillohet në një nga palestrat e shkollave të Kryeqytetit. Javën e parë të qershorit do zhvillohet një provë të përgjithshme në të gjithë KZAZ-të e qarkut Fier”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Përsa i përket projektit të “Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve në Qarkun e Tiranës”, në përfundim të procedurave prokuruese për këtë projekt, fitues u shpall, e njëjta kompani, kompania spanjolle INDRA. Vlera e ofruar nga kompania INDRA për realizimin e këtij projekti është 2,660,995 Euro pa TVSH. Testimi i parë në verifikimin elektronik do të bëhet në datën 23 prill.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)