Verifikimi i formularit, Halimi:
Jo për krim, por për një gërmë

Verifikimi i formularit, Halimi:<br />Jo për krim, por për një gërmë
Në listën e deputetëve për të cilët do të diskutohet ditën e enjte për formularin e vetëdeklarimit është edhe Eduard Halimi.
 
Pas publikimit të lajmit ka reaguar deputeti i PD, duke sqaruar se përse ndodhet emri i tij në këtë listë për verifikim.
 
"Pas një interesimi që bëra pas njoftimit mësova se bëhet fjalë për saktësimin e të dhënave në gjendjen civile ku ndryshon një germë.
 
E vërteta është gërma ka qenë aty që prej lindjes sime por gjatë transferimit të gjendjes civile të familjes nga Korça në Tiranë, gabimisht nga punonjësit e gjendjes civile është harruar gërma.
 
Ky saktësim në zyrat e gjendjes civile në Tiranë është bërë për gjithë familjen në "Halimi" sic është mbiemri prej lindjes sime, babait dhe nënës, mbiemër që mban dhe fisi që jeton aktualisht ne Korçë dhe jo "Halim" sic ishte shkruar gabimisht ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane
" deklaron ai.
 
Deklarata e Eduard Halimit
U njoha sot me nje kerkese te KQZ per te verifikuar formularin e vetedeklarimit te disa deputeteve, perfshi dhe emrin tim.
 
Deshiroj t'ju informoj ju dhe opinionin publik se nuk ka asgje ne jeten time qe te kete lidhje me ndonje te dhene penale e aq me pak kriminale. KURRE, ASNJEHERE.
 
Ne formularin e vetedeklarimit te dorezuar ne kohe nuk ka asnje mosdeklarim per te penguar apo fshehur ndonje te dhene penale dhe aq me pak kriminale, apo verifikim ne baze te ligjit te Dekriminalizimit. KURRE NE ASNJE RAST.
 
Pas nje interesimi qe bera pas njoftimit mesova se behet fjale per saktesimin e te dhenave ne gjendjen civile ku ndryshon NJE GERME.
 
E verteta eshte germa ka qene aty qe prej lindjes sime por gjate transferimit te gjendjes civile te familjes nga Korca ne Tirane, gabimisht nga punonjesit e gjendjes civile eshte haruar GERMA.
 
Ky saktesim ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane eshte bere per gjithe familjen ne "Halimi" sic eshte mbiemri prej lindjes sime, babait dhe nenes, mbiemer qe mban dhe fisi qe jeton aktualisht ne Korce dhe jo "Halim" sic ishte shkruar gabimisht ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane. Ne dokumentet arsimore dhe punesimit figuron ky mbiemer ndersa emri ne disa diploma ishte me "t" dhe ne disa me ''d". Ky gabim gjate trasferimit te te gjendjes civile eshte ndrequr para me shume se dhjete vite rreth me pare dhe nuk eshte bere asnje ndryshim pasi me kete emer e mbiemer jam lindur dhe rritur deri me sot.
 
Doja te ndaja me ju kete njoftim ne menyre qe te jeni te qete se nuk ka dhe nuk do te kete kurre ne jeten time asgje per te fshehur, asnje te dhene per te mbuluar dhe asnje grimce balte per te hedhur mbi mua. Kaq, Thjesht dhe sakte.
 
Ju pershendes te gjitheve, Eduard Halimi

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg