Verifikimi i kandidatëve në PD, Papa për Report Tv: Shteti do jetë garanti për pastërtinë e figurës (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD do t’i drejtohet institucioneve shtetërore si ILDKP apo autoritetit të dosjeve për të kontrolluar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Lajmi është bërë i ditur nga Enriketa Papa, një nga anëtarët e këtij komisioni në PD e cila në një intervistë për Report Tv thotë se procesi filtrimit është risi në politikën shqiptare. Asaj i është besuar një detyrë e rëndësishme për të filtruar kandidatët që baza e Partisë Demokratike propozoi për të garuar në zgjedhje.

Enriketa Papa, një nga 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave tregon për Report Tv se puna është ende në fazën përgatitore, ku Komisioni do të njihet me emrat e propozuar nga baza. Më pas, sipas saj, do të shqyrtohen një e nga një të gjithë emrat, që i kalojnë disa qindra në çdo qark.

Jemi ende në fazën parapërgatitore, për të nisur më pas me shqyrtimin një më një të emrave të propozuar nga baza. Janë pafund emra të propozuar, qoftë emra që janë dhënë të strukturave anëtarë që nga themelimi I PD, por edhe emra të rinj nga bota akademike e shoqëria civile", tha Papa.

Papa thekson se kandidatët që do të kalojnë filtrin e parë të Komisionit, do të plotësojnë formularin me të dhëna më të detajuara për figurën e tyre.

Ky formular, me të cilin demokratët janë njohur që më 25 Qershor, kur u miratua edhe udhëzimi  I Përzgjedhjes së Kandidatëve, përmban mes të tjerash, pyetje të detajuara për të dhënat mbi gjendjen gjyqësore, ligjshmërinë e pasurisë, aktivitetet private, sigurinë dhe pastërtinë e figurës.

Për të verifikuar integritetin e figurës së kandidatëve, Komisioni nuk do ti besojë vetëm strukturave të Partisë, por do t’i shtrijë dorën edhe autoriteteve shtetërore.

Emrat që do të kalojnë në një fazë të dytë do të plotësojnë një formular shumë faqësh ku janë renditur të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një person për të qenë pjesë e një përfaqësie politike të PD. Për të bërë këto verifikime, Komisioni do të ketë ndihmën edhe të Sekretariatit, strukturave, por edhe institucioneve shtetërore të cilat do të jenë garanti i pastërtisë së figurës së personave të cilët do të garojnë në zgjedhje", tha Papa.

Për pedagogen e fakultetit të Histori Filologjisë, procesi i përzgjedhjes së armatës me të cilën shpresojnë fitoren është marrë me seriozitet, si një qasje e re në politik bërjen shqiptare. Por, a do të jetë lista e kandidatëve demokratë ashtu siç shpresohet? Kjo mbetet për t'u parë pas 15 shtatorit, atëherë kur pritet të vulosin listën strukturat më të larta të selisë blu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 06/08/2020 15:49

    Te kam rixha amon mos s harroni jashte liste Garipin e shpellareve te unazes Klevis krricin e Faros se eshte i lezetcem kur del nga dritarja e furgonit te policise me 2 gishta lart qe i hyfshin ne by*he ishalla.

    Përgjigju
  • Nani: 06/08/2020 13:53

    E nise keq Zysh, ti do te mbash pergjegjesi se pd nuk ka besim te shteti ndaj t'ka thirr ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion