Në Gostimë shkojmë miq, vetëm pak kilometra larg Cërrikut. Punimi i tokave në fshatin Gjyral, përgatitja për mbjelljet e pranverës, konfliktet e fermerëve me pronarët që lëshojnë tokat me qera që përfitojnë, veç pagës vjetore të qerasë, edhe subvensionet e karburantit në ndihmë të bujqve dhe fermerëve.

Astrit Popa, bujk, ngre shqetësimin dhe konfliktin me pronarin e tokës që përfiton të gjitha subvensionet. Ndërsa Popa punon tokën, shpenzon miliona dhe karburantin e mjeteve bujqësore ia merr pronarii tokës.

Kadri Kicka, fermer i vogël, rrëfen investimin në mbjelljen e një ullishte me 500 rrënjë dhe prodhimin që merr.