Gëzuar vitin e ri 2026, gëzuar festën e ndërrimit të viteve. Me këtë urim Veri Jug ka qëndruar në qytetin perlë të Pogradecit dhe ju sjell mesazhet e paqes, të punës dhe të artit brilant të piktorit Vangjo Vasili, qytetarit që e sjell dritën e liqenit dhe dritën e qytetit të vendlindjes në tablotë e tij magjike.

Filozofinë e artit të piktorit Vangjo Vasili, do ta mësoni në reportazhin “Pogradeci, qyteti me dritën e liqenit”, premierë, të dielën ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.