Në Sesto Calende, në veri të Italisë, e prekur që prej disa javëve nga shira të rrëmbyeshëm, vendi i përmbytur ngjan me një liqen ku disa thasë me rërë përpiqen të mbrojnë hyrjet e banesave.
“Ky është një problem i përgjithshëm si pasojë e dekadave neglizhencë dhe keqqeverisjeje”, thekson Mauro, i braktisur si pjesa më e madhe e banorëve të këtij qyteti të vogël në afërsi të Liqenit Majeur, ku përmbytjet janë të herëpashershme.
Stuhitë që kanë shkaktuar të paktën 11 të vdekur që prej mesit të muajit tetor në Itali janë pasuar sot nga shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Situata më e vështirë është në veri të vendit, në Ligurie, Lombardi dhe në Piemont. Sipas presidentit të rajonit, Claudio Burlando, dëmet e shkaktuara vetëm në Liguria që prej mesit të muajit tetor arrijnë shifrën e një miliard eurove.
”Përballë kësaj drame, qeveria do të hartojë një plan të madh kombëtar mbi rrezikun hidro-gjeologjik dhe ndërhyrjet që duhen bërë”, premtoi sot sekretari italian i Shtetit, Graziano Delrio.
Konsideruar si krahu i djathtë i kryeministrit, Matteo Renzi, Delrio premtoi se një fond prej tre miliardë eurosh do të zhbllokohej për të dhënë kredi pa interes për bashkitë në mbrojtje të territorit./ ATSH
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com