Vërshon publiku, emocionohet 
nga kryeveprat italiane të '900-s

Vërshon publiku, emocionohet <br />nga kryeveprat italiane të '900-s
Janë 100 vepra të zgjedhura arti të 60 autorëve të shquar italianë që do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 2 prill të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. 

Vepra të çmuara në pikturë, akuarel e skulpturë vijnë me shijen e tyre origjinale dhe me forcën e gjenialitetit të pashtershëm më kohë të artistëve italianë.

Të shohësh këtë ekspozitë të duhen orë të tëra, secila vepër ka një shije të veçantë.

Jemi para "Galdiatorëve" të Giorgio de Kirikos, një nga piktorët më të admiruar nga artistë shqiptarë edhe në kohën e diktaturës. Drejtori i Galerisë që ka jetuar për shumë vite në Itali rrëfen historinë dhe artin e veprës. 

"Kemi të bëjmë me një intelektual, eseist shkrimtar, një mendimtar, pra jo vetëm një piktor. Këtu kemi të bëjmë me një pikturë krejtësisht tjetër. Kemi një dimension tjetër, kemi ndeshjen e "Gladiatorëve". Këtu kemi elementët grekë, të Greqisë antike, të filozofëve grekë dhe kjo gjë e shoqëron gjithë kohën. Dhe e shoqëron gjithë kohën ajo që quhet Piazza di Italia, një boshllëk i cili e mbush në mënyrë delikate, një boshllëk dhe n.q.s ne shikojmë në këtë boshllëk, do të shohim dy elementë, një çift, dy persona që janë gjithmonë në ecje dhe hija e tyre që i ndjek nga pas", shprehet Shabani. 
 
Vetëm një ditë pas çeljes së ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve publiku ka shfaqur interes të menjëhershëm
 
"Kur u bë publiciteti për të ardhur këto vepra, vërtetë ndjeva një kënaqësi shumë të veçantë, pasi këto lloj ekspozitash janë kaq shumë të rralla që na vijnë dhe mezi po prisja. Isha i interesuar dhe gjithmonë i merrja organizatorët për t'i pyetur për oraret, kur hapej për publikun", tha për Report Tv një prej vizitorëve të ekspozitës. 

"Patjetër, aktivitetet nuk janë të shpejta, pasi në Shqipëri mungon arti i huaj, pasi edhe tradita jonë është edhe pak e mangët në këtë aspekt. Sigurisht, kemi dhe ne piktorët tanë", tha një tjetër vizitor. 

Edhe piktori i njohur Rakip Shabani ka emocione për ardhjen e këtyre veprave në Tiranë, pavarësisht se ka udhëtuar shumë në Itali dhe i ka parë në Muzeun e Romës. Thotë se është një nga ekspozitat më të bukura.
 
"Unë këto harta i kam parë në Muzeun e Romës, Milanos dhe Genovas. Njihem me disa nga këto piktura, por kur i ke në këtë galeri, je më i kënaqur pasi kohën e ke më të gjatë dhe kënaqem duke i parë. Kjo ekspozitë është jashtëzakonisht e bukur dhe e veçantë", thotë Shabani. 

Është një mrekulli të udhëtosh duke ndjekur me sy dhe me zemër Manxonin, Mario Siranin, Felice Casorati-n, Enrico Pampolini-n, apo Vitorio Gracin e shumë të tjerë si këta futuristë idealiste e magjik italianë.
 
Ekspozita
Ekspozita e 100 pikturave më të zgjedhura te Galerisë së Artit të Romës në Tiranë nis me një nga kryeveprat e piktorit të madh Italian Vitorio Graci.

Është pikërisht kjo piktura e parë që tregon gjendjen e fshatit të fillimeve të 1900-ës që u prezantua në vitin 1925 në Galerinë e Artit të Romës plot madhështi, për të mbetur në fondin e artë të saj.

Veprat e zgjedhura të 1900-ës janë shprehje e të gjitha lëvizjeve kulturore dhe artistike në mbarë Italinë, që megjithatë e kanë pasur qendrën e tyre të shpërthimit dhe të shkëlqimit në Romë. Udhëtojmë së bashku me Drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve tek disa nga kryeveprat.
 
Kaq pranë dhe një nga një duken edhe me të bukura.
 
I prekim me sy këto vepra të autorëve si Manxoni, Mario Siranin, Felice Casorati-n, Enrico Pampolini-n apo Vitorio Graci e shume të tjerë, që me shpjegimin e Artan Shabanit duken sikur marrim më shumë ngjyra dhe jetë.

[gallery]20597[/gallery]
 
 Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit