Vesa Luma dhe Big Basta do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më datë 12 Shtator në qytetin e Sarandës. Mësohet se çifti i këngëtarëve do të organizojë një ceremoni madhështore, duke respektuar traditat kosovare dhe ato shqiptare.

Rreth një javë më parë, Vesa u surprizua nga mikeshat e saj, të cilat i organizuan 'festën e beqarisë', shumë larg nga ajo që jemi mësuar të shohim nëpër filma.

Këngëtarja u vesh me kostumin popullor tradicional siç e kërkon zakoni dhe kaloi një mbrëmje të qetë me shoqet e saj më të mira.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

10/2