Kjo duket nga fotot e postuara në faqen zyrtare të këngëtares në rrjetin social Facebook.
Ajo shfaqet super seksi dhe në poza mjaft provokuese.
Si duket klipi i ri do të sjellë një Vesë më shpërthyese se kurrë. Këngëtarja nuk ka zbuluar asgjë më tepër për projektin e radhës duke lënë gjithçka surprizë.
Vesa është një këngëtare mjaft e pëlqyer jo vetëm nga publiku kosovar por edhe nga ai shqiptar.
Shumë shpejt këngët e saj janë kthyer në hite mjaft të dëgjuara në pubet e Tiranës dhe në makina.
Shpresojmë që edhe këtë herë Vesa të sjellë ritme të bukura.
(b.t/shqiptarja.com)