“Superstitious” titullohet kënga më e re e këngëtares Vesa Luma në bashkëpunim me këngëtarin Jon Tarifa.

Në këtë klip Vesa shfaqet mjaft e kuruar dhe në formë.

Ndryshe nga herët e tjera në këtë projekt Vesën e dëgjojmë duke kënduar anglisht.

Muzikën e ka punuar Big Basta, ndërkohë që tekstin e ka shkruar po Big Basta në bashkëpunim me shqiptarin e suksessshëm në Hollandë, Jon Tarifa.

Kënga është publikuar ditën e djeshme në You Tube, ndërkohë që komentet në rrjetet sociale kanë qenë pozitive.

Shumë prej komentuesëve kanë komplimentuar Vesën, Big Bastën dhe Jon Tarifën për punën që kanë bërë, duke i cilësuar si artistë të vërtetë.

(b.t/shqiptarja.com)