Vesa Luma së shpejti në treg albumin e ri

Vesa Luma së shpejti në treg albumin e ri
Këngëtarja kosovare Vesa Luma është shprehur se brenda një kohe të shkurtër ajo do të publikojë albumin e saj më të fundit.

Sipas saj ky album do të përmbajë rreth 11 këngë, katër prej të cilave janë publikuar më parë ndërsa shtatë janë krijime të reja.

vesa luma big basta

Jam drejt finalizimit të albumit më të ri, në të cilin kam punuar me mjaft përkushtim. Shtatë këngë do të jenë të reja, ndërsa katër të publikuara më parë.

Veçori e këtij albumi do të jenë tematikat e këngëve të cilat i kemi shtjelluar mjaft mirë. Tani pres pëlqimin e publikut”,-ka thënë Luma pë mediat kosovare.

Gjithashtu ajo do të realizojë së shpejti edhe një klip të ri. Vetëm pak kohë më parë Vesa Luma dhe Big Basta kanë publikuar klipin veror “Nuk Do Flejmë”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron