Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se ratifikimi i demarkacionit është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe shtetet fqinj të saj.

“Kosova që nga shpallja e pavarësisë është duke ecur çdo ditë e më tepër përpara. Ne e kemi detyrim t’i shënojmë kufijtë tanë, mos të kthehemi në tragjeditë e kaluara. Demarkacioni duhet të kalojë, sepse është në interesin tonë dhe në interes të fqinjëve tanë”, është shprehur Veseli pas mbledhje se kuvendit në një prononcim për mediat.

Ndërkohë në prononcimin e tij për mediat, Veseli nuk bëri të ditur, një datë të mundshme në të cilën demarkacioni me Malin e Zi mund të futej në axhendën e kuvendit për tu votuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com