Veseli fiton Big Brother...Alba
humb mendjen e bie në pishinë

Veseli fiton Big Brother...Alba<br />humb mendjen e bie në pishinë
TIRANE - Gjashtë finalistë rrugëtuan dhe luftuan përgjatë 100 ditëve për Çmimin e Madh të edicionit të tetë të “Big Brother Albania”. Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni që në fillim nisi lojën me një strategji të qartë, arriti të rrëmbente Çmimin e Madh në edicionin e 8-të të Big Brother. Djali i cili do të mbahet mend për lojën e tij dhe puthjen pezull që i la Tea, vajza nga Korça fitoi këtë edicion. Edhe pse Veseli hyri më vonë në lojë, ai u përshtat shumë shpejt me banorët.

Pasi i kishte parë nga jashtë ata, vëmendja e tij kishte rënë tek Tea, me të cilën u krijuan situata romantike, por dhe me humor, në atë që u quajt si telenovela e tyre. I dashur, i qeshur dhe tolerant, ai u ka rezistuar me edukatë sulmeve të forta. Alba, është vajza e cila këtë edicion arriti deri në finale, duke u përballë me dy djemtë të cilët deri në momentin e fundit u gjendën nën ethet e pushtetit dhe famës. Në ditën e 100-të të kësaj aventure Alba, 24 vjeçarja nga Tirana na surprizoi në momentin e fundit, duke u rrëzuar në pishinë pas lajmit të Çmimit të Madh. Energjike dhe me humor, ajo e nisi lojën në çift me Diedonin, për t’u dashuruar më pas me të, duke u kthyer kështu në çiftin e parë zyrtar brenda mureve të shtëpisë. Shpesh me zë të lartë e në qendër të debateve, Alba rezultoi gjithsesi luftarake në lojën e saj. Nata e madhe ishte plot surpriza, madje një garë e befasishme për shkak se publiku ka pritur që gara të zhvillohet në mes të Fatjonit dhe Veselit, por ja që gara përfundimtare u nda mes Veselit dhe Albës.
 

big brother

Puthja që ngeli pezull?

Vesel Kurtishaj nga Prizreni hyri në lojë duke përdorur strategjinë e ndarjes së çifteve! Siç duket, ia arriti qëllimit me dy prej tyre. Çifti i parë i goditur ishte Fatjoni dhe Xhensila, ku pavarësisht lidhjes së tyre të konsoliduar ai arriti që shpesh herë t’i fuste në sherr. Vajza e cila për javë me radhë u bë pre e provokimeve të bukuroshit nga Prizreni si duket ka ndryshuar mendje. Tea dha fjalën se puthjen e lënë pezull me javë me radhë do ta jap në Post-Big Brother.
 
Diedoni surprizë Albës
Çifti i cili lindi brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother 8” duket
se do të nisin rrugëtimin e tyre të lumturisë edhe jashtë shtëpisë. Diedoni zgjodhi një mënyrë shumë emocionuese për ta surprizuar Albën dhe për t’i dhënë kurajë për fitoren në këtë edicion, duke mbledhur miqtë e saj më të mirë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar