Veseli: Kurti nuk duhej të arrestohej
pa marrë leje nga Kuvendi i Kosovës

Veseli: Kurti nuk duhej të arrestohej<br />pa marrë leje nga Kuvendi i Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar policinë për arrestimin e deputetit të vetëvendosjes Albin Kurti. Gjatë mbledhjes së kryesisë, Veseli tha se nëse një deputet bën shkelje policia duhet të njoftojë Kuvendin përpara se të veprojë.
 
Për të mos u përsëritur më skenat e seancës së fundit, ku deputetët e vetëvendosjes hodhën në Kuvend gaz lotsjellës, Veseli kërkoi  masa të rrepta të sigurisë duke filluar me kontrollin fizik  edhe të depuetëve.
 
Gjatë seancës së funndit në Kuvendin e Kosovës, opozita pengoi zhvillimin normal të punës e ndërsa Albin Kurt ii Vetëvendosjes hodhi gaz lotsjellës. Pas kësaj ngjarjeje prokuroria nisi hetimet e Kurti u arrestua nga policia për 3 orë. Ky arrestim solli në Prishtinë një përleshje me policisë dhe aktivistëve të vetëvendosjes.   

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror