Veseli: Muri në veri të Mitrovicës
do shembet më 1 ose 17 shkurt

Veseli: Muri në veri të Mitrovicës<br />do shembet më 1 ose 17 shkurt
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të shembet brenda pak ditësh.

Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionin pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë.

Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s'keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë