Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se "nuk është aq e ndërlikuar për të mos e kuptuar se zgjedhjet nacionale 2014 nuk kanë prodhuar kohë dhe hapësirë për të qeverisur me shumicë të thjeshtë" .
Ky realitet është i qëndrueshëm edhe sikur të mos kishte ndodhur 'Marrëveshja politike' e një pjese të opozitës që humbi në zgjedhjet e 8 qershorit. Ata që janë duke e shpërfillur këtë realitet politik janë duke rrezikuar që t'i shkaktojnë dëme të mëdha kolektivitetit dhe individit, institucioneve dhe shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë saj", thekson ai, mes tjerash në një shkrim të gjatë autorial, dërguar sot nga PDK.
Duke përmbyllur shkrimin, Veseli thekson se, "PDK është opsioni real i qeverisjes së ardhshme të vendit brenda legjitimitetit dhe ligjshmërisë demokratike e kushtetuese të vendit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve që kanë vendosur me 8 qershor".
"Por, PDK ka dëshmuar edhe dinjitet të lartë opozitar. Ajo nuk ekzaltohet nga pushteti, por as nuk frikësohet nga opozita", shton ai në shkrimin e titulluar "Përçmimi i frikshëm i klasës politike".
Në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 8 qershorit koalicioni parazgjedhor i PDK-së me katër parti të vogla doli fitues me 37 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh.
Koalicioni paszgjedhor, i deklaruar edhe si grup i përbashkët parlamentar, ka 47 deputetë: LDK 30, AAK 11 e Nisma 6. Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deputetë.
Komuniteti serb ka 10 deputetë, e 10 të tjerë komunitetet tjera pakicë./ATSH/
/Shqiptarja.com