Cristiano Ronaldo vazhdon të na dhurojë spektakël me paraqitjet e tij në fushë. Portugalia e tij u eleminua përballë Uruguajit në fazën e 1/8. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte fanella e Ronaldos me mëngë të gjata.
Portugezi ka një trend të cilin e ka shoqëruar që në kohën kur ai ka qenë pjesë e Mançester Junajtid të cilën nuk e ka prishur edhe kur ka qenë te Reali i Madridit. Krisitano gjithmonë ka përdorur fanella me mëngë të gjata. Kjo supozohet të jetë e lidhur me markën e portugezit e cila ka një pamje të veçantë po ashtu vetëm me mëngë të gjata.