Veshjet kombëtare mahnisin mbretin Charls III, Organizatorja flet për Report Tv: Na tha se Shqipëria është shumë e bukur! I dhurojnë bustin e Skënderbeut

Juliana Shalla, është ndër shqiptarët që së fundmi takoi mbretin Charles III në Londër, gjatë një takimi me komunitet të ndryshme që jetojnë në Londër. Për Report Tv, Shalla rrëfeu emocionet e takimit dhe mbresat që i lanë mbretit simbolet tona kombëtare dhe veshja.

“Aktiviteti zgjati një orë e gjysmë. Kur mbreti Charls III pa tavolinën tonë me detaje, dekore, me bustin e Skënderbeut, bustin e Nënë Terezës u mahnit. Por ajo që i tërhoqi shumë vëmendje mbretit dhe mbretëreshës ishin veshjet kombëtare. Pasi pa këto veshje Charls na tha se Shqipëria është shumë e bukur”, tha Shalla për Report Tv.

Më tej ajo shtoi se mbreti i pyeti se kujt zone të Shqipërisë i përkasin veshjet.

"Pasi mbreti tregoi shumë interes për veshjet i treguam se ishte një veshje e Shqipërisë së Mesme”, shtoi Shalla.

Gjithashtu Shalla nënvizon se mbreti qëndroi më gjatë te tavolina e tyre se sa e të tjerëve.

“Ne i dhuruam një bust të Skënderbeut mbretit, ndërsa mbretëreshës i dhuruam lule. I treguam që ishte heroi ynë kombëtar”, përfundoi Shalla.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja