LEZHË-Bashkia e Lezhës është përballur me shumë probleme financiare gjatë vitit 2016.
 
Bllokimi i lejeve të ndërtimit, mospagimi i taksave nga biznesi dhe diskriminimi i Qeverisë qëndrore kanë dhënë ndikim negativ në mosrealizimin e një sërë investimesh të parashikuara gjatë vititi 2016-të nga Bashkia e Lezhës.
 
Kështu u shpreh kryebashkiaku Fran Frrokaj në takimin e organizuar me qytetarët, përfaqësues të biznesit dhe Shoqërisë Civile për prezantimin arritjeve dhe vështirësive të hasura gjatë vititi 2016.
 
Frrokaj tha se nga 20 projekte të dërguara për financim gjatë këtij viti është miratuar vetëm një.

''Për shkak të mungesës së lejeve të drejtimit, ne kemi një deficencë të pamundur në sensin negativ. Kjo ka qenë arsyeja se pse ne nuk kemi qenë aty ku duam me investimet. Kemi edhe nje dificencë'', u shpreh Frrokaj. 

Nga ana tjetër qytetetarët i kanë kërkuar Bashkisë që të jetë më e vëmendshme për t'ju dhënë zgjidhje një sërë problemesh që po hasin çdo ditë.

Pavarësisht vështirsive financiare gjatë vitit 2016 Bashkia Lezhë ka realizuar një sërë investimesh të cilët kanë dhënë ndikim në komunitet, ndërkohë që është lekujduar 1.6 milard lekë borxhe nga 4 miliard që janë të trashëguara ndër vite.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com