Një burim ka nxjerr disa fakte të reja në lidhje me ndarjen e Miranda Kerr nga bashkëshorti i saj Orlando Bloom, në tetor të vitit të kaluar.

Ata kanë qenë duke darkuar në festën Lan në Zelandën e Re bashkë me djalin e tyre Flynn.

Orlando kishte filluar të pinte verë por me masë.

orlando bloom

Sapo ka përcjellë bashkëshorten e tij me Flynn, ai ka filluar të pijë shumë dhe ka humbur fillin.

Kjo gjë ndodhte shpesh dhe burimi ka thënë se Miranda e urrente kur ai pinte alkool sepse bëhej i papërgjegjshëm.

Ai madje e humbte duke mos ditur se ku është dhe shpeshherë kishte nevojë për ndihmën e truprojës që t’i vinte në ndihmë ose ta orientonte drejt shtëpisë.

Burimi thotë se Miranda e dashuron ende Orlandon, por nuk i pëlqen që ai pi shumë alkool.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)