Vetëm 5 vjeç dhe luan në
piano Mozart dhe Bethoven

Vetëm 5 vjeç dhe luan në<br />piano Mozart dhe Bethoven
SHBA - Quhet Jacob Velasquez nga Florida dhe është vetëm 5 vjeç. Jacob ndihet i gatshëm të mësojë të luajë në piano vepra muzikore, të mësuara në një pasdite të vetme. 

Edhe pse luan në piano vetëm prej një viti, ai ka arritur një nivel të lartë artistik. 

Aftësia e tij, është e pabesueshme pasi ai ka arritur të përballet me kompozime të kalibrit të Mozart e Beethoven.

Mamaja e tij Tina, ka treguar historinë si filloi ky passion gati një vit më parë: "Unë gjendesha në kuzhinë, kur dëgjova melodinë e një kënge, të cilën im shoq e kishte luajtur në piano, një natë më parë. Kështu, u drejtova në sallën e muzikës dhe u habita kur pashë se ishte im bir Jacob, i cili po luante në piano". 

Pas këtij episodi, mamaja e 5 vjeçarit, kuptoi se djali i saj, arrinte të lexonte notat muzikore. I ati i djalit, i mësoi atij një sonatë të Beethoven, sonatë të cilën ai e mësoi për vetëm 3 javë.

Gjithashtu, Jacob u pranua edhe në National Musician’s Guild.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024