LISHNJË - Vetëvarja në qeli e Qamil Zelës në ditët e fundit të muajit dhjetor pas arrestimit nën akuzën e vjedhjes së energjisë mesa duket i ka kushtuar postin prokurores së Lushnjës, Merita Selimi, e cila është shkarkuar ditën e sotme.

Qamil Zela qëndronte prej 2 muajsh në burgun e Rrogozhinës me masën e sigurisë arrest me burg për vjedhje të energjisë elektrike, deri në momentin kur u vetëvar në ambientet e qelisë. 52-vjeçari  Qamil Zela, ishte arrestuar në datë 28.10.2014 nga policia e Lushnjes, pasi ishte kapur me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga Burime të rezervuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se pas kësaj ngjarjeje të rëndë që pasoi me protesta të shumta dhe akuza nga ana e familjarëve të 52-vjeçarit Qamil Zela është vendosur që Merita Selimi të mos mbajë më postin drejtues në organin e akuzës së këtij qyteti.
 
Ende nuk është vendosur nëse Merita Selimi do të caktohet në ndonjë post tjetër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)