Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi ka qenë pre e një sulmi me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
 
Sa ka dalë nga Ministria e Jashtme në Prishtinë, Selimi është gjuajtur me vezë, e ndërsa në një njoftim Vetëvendosje shpjegon se asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk mund të vazhdojë punën normalisht pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë.
 
Një tjetër arsye se përse Selimi është gjuajtur me vezë sipas Vetëvendosjes është se ai ka miqësi me ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçiç. Madje Vetëvendosje ka kërcënuar se asnjë zyrtar i qeverisë nuk do ta ketë punën e lehtë nëse nuk tërhiqen nga marrëveshjet.

selimi me veze

selimi me veze

selimi me veze

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)