Vetëvendosje: Art mbi gropat e rrugëve të Prishtinës

Vetëvendosje: Art mbi gropat e rrugëve të Prishtinës
Vetëvendosje sot ndërmori një aksion simbolik duke shënjuar me ngjyrë gropat e rrugëve të Prishtinës me figura të fluturave dhe luleve të bardha.

“Shenjuam gropat në rrugët kryesore për dy qëllime, t’i bëjmë ato të dukshme për ngasësit dhe këmbësorët, por dhe për Komunën e cila ose është “e verbër” ose e ka kthyer vështrimin dika tjetër dhe s’mund të shohë”, thanë aktivistët e Vetëvendosjes qendra në Prishtinë. 

Ata kritikuan Komunën e Prishtinës ku gjatë dimrit nuk i pastruan rrugët nga bora dhe e kthyen si thonë ata kryeqytetin në një “qendër skijimi” ku si pasojë qytetarët patën dhe pasoja të rënda shëndetësore, thyerje dhe dëmtime serioze. 

Vetëvendosje kritikoi komunën që nuk mirëmban infrastrukturën edhepse qytetarët paguajnë taksa të cilat përkthehen në buxhete komunale.
Komuna e Prishtinës qeveriset nga LDK-ja që nga paslufta. Kryetar i tanishëm i Komunës së Prishtinës është Isa Mustafa, njëherish kryetari i LDK-së.

/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave