Vetëvendosje i bashkohet dhimbjes
 së qytetarëve francezë në Paris

Vetëvendosje i bashkohet dhimbjes<br /> së qytetarëve francezë në Paris
Edhe lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin terrorist ndaj qytetarëve të Francës, duke i quajtur aktet terroriste si krime ndaj njerëzimit të cilat duhen dënuar. Aktivistët e Vetëvendosjes bashkohen me dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.
 
“Dëshirojmë t’i bashkohemi ngushëllimeve, të bindur se Franca do ta kapërcejë kryelartë edhe këtë dhimbje. Qytetari i Parisit, i cili i ka mësuar botës se ç’është Republika, edhe dje na i dha një mësim të vyer. Gjatë orëve të tmerrit, qytetarët i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të strehuar ata që ishin të traumatizuar, fizikisht a shpirtërisht prej sulmeve. Solidariteti i tyre është një frymëzim dhe shpresë që nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më dinjitoze atë. Dhimbja për Parisin, ashtu si dhimbja për Beirutin, e për shumë ngjarje të tjera që kanë paraprirë, duhet përballuar së bashku, politikisht, institucionalisht, por mbi të gjitha së bashku njerëzisht. Ju lutem të pranoni ngushëllimet tona,” shkruhet në komunikatën për shtyp të Vetëvendosjes.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe