Vetëvendosje padit ministrin
Rexhepi për ngjarjet e 17 tetorit

Vetëvendosje padit ministrin <br />Rexhepi për ngjarjet e 17 tetorit
KOSOVE - Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot një padi penale në Prokurorinë e Prishtinës, kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në lidhje me ngjarjet e 17 tetorit të këtij viti, kur deputetë të këtij subjekti politik nuk janë lejuar të hyjnë në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit.

Padia drejtohet edhe kundër një truproje të kryeministrit dhe disa truprojave të kabinetit qeveritar, si dhe kundër policëve të njësisë speciale dhe eprorit të kësaj njësisë, si përgjegjës për ndërhyrjen e marrë.

“Kjo padi lidhet me ngjarjet e datës 17 tetor 2012, ku deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Albana Gashi, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca, janë ndaluar për të hyrë në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në deklaratën për media.

Këta deputetë më pas janë nisur në drejtim të objektit të qeverisë, duke pasur qëllim të jenë prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës së Privatizimit të Distribucionit të KEK-ut, thuhet në deklaratë.

“Grupi i deputetëve me të afruar pranë hyrjes së objektit të qeverisë janë ndaluar nga truprojat e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e qeverisë. Deputetët e Kosovës, edhe pse kanë respektuar të gjithë procedurën për identifikimin janë ndaluar në mënyrë arbitrare nga sigurimi personal i anëtarëve të kabinetit të qeverisë”, thuhet në njoftimin që ka dhënë Vetëvendosje.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK