Lëvizja Vetëvendosje përmes një performance para Komunës së Prishtinës, akuzoi sot udhëheqjen komunale për shërbimet elementare të qytetarëve. Ata thanë se kryetari Isa Mustafa, nuk po i përmbush premtimet e dhëna për tu ofruar qytetarëve ujë të pijshëm. 

Me mbi shkrimin “Kryetar na thajte”, “U bëmë çull nga premtimet e thata” dhe një shportë me rroba të palara, enë të palara dhe shishe të zbrazura, është aksioni me të cilën pjesëtarë të qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinës shprehën paknaqësitë.


Zëdhënësi i komunës, Asdren Osaj, tha se ankesa është bërë në adresë të gabuar pasi ujësjellësi vetë menaxhohet dhe është përgjegjës për furnizimin e rregullt me ujë. Ndërsa, zyrtarë nga e ujësjellësi rajonal Prishtina, thonë se një pjesë të fajit i takon edhe Komunës së Prishtinës për shkak lejimit të ndërtimeve të mëdha, ata poashtu thonë se edhe qytetarët keqpërdorin ujin e pijshëm. 
/rg/shqiptarja.com/