Vetëvendosje: Qeveria po e çon ekonominë drejtë shkatërrimit 

Vetëvendosje: Qeveria po e çon ekonominë drejtë shkatërrimit 
Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë së Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. 

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se kjo qeveri e dobët është edhe shumë e rrezikshme për vendin ngase kjo gjendje ekonomike ka rrezik të thellohet në qoftë se në Kosovë nuk bëhen ndryshimet.

“Tanimë vlerësimet e rritjes ekonomike edhe ashtu të dobët, po shkojnë duke u zvogëluar edhe më tutje. Papunësia mbetet në nivele rekorde, ndërsa tani më edhe diaspora ka filluar të tregojë shenja të goditjes nga kriza në Evropë. Eksportet edhe ashtu të vogla, sipas Bankës Qendrore të Kosovës kanë shënuar rënie në gjashtëmujorin e parë, deficiti tregtar është rritur, investimet e huaja direkte kanë rënë e poashtu edhe remitancat, apo dërgesat nga diaspora jonë janë në rënie ”, ka thënë Ahmeti, në një konferencë për media.

Sipas Ahmetit, Qeveria “si edhe shumë herë më parë”, kërkon ikje nga përgjegjësia.

 “Kur u shtrohej pyetja se cili është plani i tyre në lidhje me krizën financiare që e ka kapluar Evropën, me krenari thonin se kriza nuk e prek Kosovën. Tani më kur Kosova është në trende shumë negative, ata thonë se kjo është pasojë e krizës në Evropë.”, shtoi Ahmeti.

Vetëvendosje konkludon se problemet më të mëdha në Kosovë nuk i ka shkaktuar kriza financiare botërore, por politikat e gabueshme ekonomike të Qeverisë. Në këtë konstelacion e gjendje, sipas tij, kryeministrit dhe partisë në pushtet i ka mbetur vetëm një politikë, ajo e kërkimit të koalicionit të ri e më të gjerë, për të shpërndarë përgjegjësinë. 


Sipas Ahmetit kjo qeveri e dobët është edhe shumë e rrezikshme.

 “Politika të cilat transferojnë para jashtë vendit duke i mbrojtur prodhimet e huaja më shumë se ato vendore, politika të cilat mbrojnë vendet e punës në shtetet tjera më shumë se sa në vendin tonë dhe politika që për pasojë kanë pas vetëm rritjen e papunësisë dhe rritjen e numrit të familjeve të regjistruara për asistencë sociale. Këto politika po e dërgojnë shtetin e Kosovës drejt dështimit”, u shpreh ai.

Vetëvendosje kritikoi edhe shpenzimet enorme të qeverisë, ku sipas tyre, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit 2011 janë rritur dukshëm shpenzimet në mallra e shërbime. Pastaj shpenzimet e udhëtimit janë shtuar për 45 përqind (dyzet e pesë), shpenzimet për shërbime për 70 përqind, blerja e mobiljeve dhe paisjeve më të lira se 1,000 euro për 61 përqind, mirëmbajtja për 37 përqind e kështu me radhë. 
"Duke parë krizën ekonomike që po vjen e po shtohet, qeveritarët e shohin luksin që po vjen e po shtohet për ta." tha Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se qeveria duke e parë se koalicionit po i vjen fundi, duke parë se më nuk e ka më as pjesën më të vogël të legjitimetit politik, ligjor e moral, po mundohet ti japë shqelmat e fundit shumë të rrezikshëm për ekonominë kosovare e që mund të jenë vdekjëprurës për stabilitetin fiskal dhe ekonomik të vendit. 

Sipas Ahmetit kjo qeveri e dobët është edhe shumë e rrezikshme dhe pikërisht dobësia e tyre politike dhe profesionale është rreziku i Kosovës dhe se kjo gjendje ekonomike ka rrezik të thellohet në qoftë se në Kosovë nuk bëhen ndryshimet.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë