VETËVENDOSJE!: Skandali i Ministrit të Shëndetësisë

VETËVENDOSJE!: Skandali i Ministrit të Shëndetësisë
Që prej dy muajsh Ministria e shëndetësisë ka nxjerrë një Udhëzimin administrativ për lejen e përkohshme të punës për mjekët jorezidentë në Kosovë i cili është aprovuar më 10.01.2012 dhe i cili nuk është publikuar askund deri në ditën e sotme, u tha gjatë konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me gjithë faktin se rregullorja në të cilën thirret Ministri në preambulën e këtij Udhëzimi Administrativ e obligon atë të zhvilloj konsultime të gjëra rreth përmbajtjes së tij, ai zgjodhi që këtë udhëzim ta aprovoj fshehurazi.
Sipas këtij udhëzimi administrativ, me rastin e parashtrimit të kërkesës për punësim të përkohshëm të profesionistit shëndetësor jo-kosovar, në Udhëzimin administrativ nuk përfshihen:

•Kërkesa për njohjen e gjuhëve zyrtare në Kosovë në nivelin e komunikimit me të sëmurin, kriter ky i cili aplikohet në të gjitha vendet në botë.
•Kërkesa për historinë profesionale gjegjësisht certifikata se nuk është nën hetime për kryerjen e ndonjë krimi.
•Sipas këtij Udhëzimi nuk specifikohet se nga mund të vijnë këta mjekë. Praktikisht sipas tij mund të vinë mjekë nga shtete të njohura për sisteme të dobëta shëndetësore.

•Nuk janë paraparë fushat në të cilat mund të punësohen profesionistët e huaj. Deputeti i Vetëvendosjes,  Liburn Aliu e shtron si pyetje se a ekziston një analizë nga Ministria e shëndetësisë se në cilat lëmi kemi mungesë ekspertësh në Shëndetësinë në Kosovë siç pretendon Ministri.

Komiteti për shëndetësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! kërkoi publikisht arsyet pse një akt nënligjor i cili do të duhej t’i kontribuonte përmirësimit të gjendjes në shëndetësi nuk bëhet publik.
Ata pretendojnë se ky akt nënligjor nuk ka për qëllim t’i kontribuojë përmirësimit të gjendjes në shëndetësi por zhvillimit të papenguar të biznesit privat shëndetësor në Kosovë. Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Komisionit për shëndetësi ne Kuvendin e Kosovës nënvizoi se: “Ne nuk jemi kundër inisativës së lirë dhe krijimit të profitit privat, por çdo inisiativë private duhet të zhvillohet në pajtim me ligjet e shtetit. Nëse ligji në Kosovë ka përcaktuar kushte të veçanta për punësimin e shtetasve të huaj si në çdo shtet tjetër të botës, është për t’u çuditur fakti se u dashka të kemi një trajtim më preferencial për punësimin e punëtorëve shëndetësorë jo-kosovarë.
Çdo vend në botë i kushton kujdes të veçantë dy segmenteve kryesore që sigurojnë mirëqenien e një shoqërie: shëndetësisë dhe arsimit. Edhe nëse në të gjitha fushat tjera politikat e punësimit të shtetasve të huaj kanë lehtësi por në këto dy fusha ato janë restriktive, pikërisht për shkak të rëndësisë që kanë për mirëqenien e qytetarëve”.

Ndërkaq, me këtë Udhëzim administrativ në Kosovë çdo shtetas i huaj do të punësohet më lehtë në shëndetësi sesa në fushat tjera. Në bazë të Udhëzimit administrativ, punëtori shëndetësor jo-kosovar mund të marr leje të përkohshme pune në afat prej 8 ditësh me të cilën mund të punoj në Kosovë për 6 muaj. Ndryshe ndodh me çdo të diplomuar vendas në fushën e mjekësisë dhe mjekë të cilëve u kërkohen të gjitha masat burokratike, ligjore e profesionale që t’i lejohet punësimi në shëndetësi. Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! theksuan se me këtë udhëzim është shkelur ligji për shëndetësinë dhe mbi të gjitha është anashkaluar Oda e mjekëve institucioni homolog i Urdhrit të mjekut në Republikën e Shqipërisë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria