Vetëvendosje: Vazhdimi i mandatit
të EULEX, thyerje e kushtetutës

Vetëvendosje: Vazhdimi i mandatit<br />të EULEX, thyerje e kushtetutës
Lëvizja Vetëvendosje e vlerësoi jodemokratike ftesën që Qeverisa dhe Presidenca ia bëri Brukselit për vazhdimin e mandatit të Eulex-it. 

Sipas nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës nga radha e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës,  nuk është demokratike që EULEX-i të ftohet pa u pyetur Kuvendi, pasi sipas tyre është Kuvendi i Republikës së Kosovës që duhet ta diskutojë çështjen nëse është apo jo i nevojshëm ende misioni i EULEX-it.

Vetëvendosje më tej pohon se Jahjaga po e thërret një EULEX që është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe në këtë mënyrë e ka shkelë Kushtetutën. 
“Presidentja në letrën e saj e falënderon EULEX-in për ‘stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës’. Nëse ka një përgjegjës ndërkombëtar pse veriu i Kosovës mbetet i ndarë, ky është EULEX-i. Veriu i ndarë i Kosovës në të cilin qeverisin strukturat e paligjshme të Serbisë është potenciali kryesor destabilizues në Kosovë. EULEX-i nuk ka kontribuar aspak që ky faktor destabilizues të mënjanohet”, tha Konjufca.

Konjufca më tutje vlerësoi se, EULEX-i jo vetëm që nuk ka qenë i frytshëm për Kosovën, por ky institucion nuk do të ndihmojë as në integrimin e veriut. Madje sipas tij, Eulex-i mund të jetë faktori pengues kryesor ndërkombëtar për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës atje.

"15 qershori 2014 nuk është afati përfundimtar i mandatit të EULEX-it në Kosovë sepse presidentja këtë gjë ia ka lënë në mëshirë ‘vlerësimit të përbashkët’. Kjo do të thotë që nëse faktorët ndërkombëtarë nuk pajtohen me përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, atëherë kjo nënkupton që ky mandate vazhdon. Përveç kësaj, letra thotë që 15 qershori 2014 do të ishte ‘kohë e pritshme’ për përfundimin e mandatit, jo kohë e sigurt”

Sipas tyre, presidentja thërret për një Kosovë “shumetnike, demokratike dhe të begatshme”, por jo “sovrane”.

Ndërkaq,duke iu referuar një letre të zëvendëskryeministrit Kuçi dërguar baroneshës Ashton, Vetëvendosje thekson se Qeveria në Kosovën e pavarur po sillet njësoj sikurse në kohën e UNMIK-ut dhe të IPVQ-ve.

Sipas Vetëvendosjes, në fund të letrës së Kuçit thuhet se “Qeveria e Kosovës mban qëndrimin se ndonëse do të jepet kohë shtesë për mandatin ekzekutiv të EULEX-it rreth çështjeve të veriut dhe gjykimit të krimeve të luftës, kompetencat e EULEX-it edhe për këto dy fusha duhet të pushojnë jo më vonë se më 31 dhjetor 2015”.

“Kështu, Qeveria po i propozon EULEX-it që të jetë i veçantë për çështjet e veriut, duke e trajtuar veriun ndaras. Në të vërtetë, ky është propozim që t’i kemi dy EULEX-a”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi