TIRANË - Akuzat se 56-vjeçari Llazar Nasi nga Novosela e Vlorës është vetëflijuar si pasojë e faturës së padrejtë të energjisë ka sjell edhe reagimin e OSHEE.
Kjo e fundit sqaron për opinionin publik se qytetari nga Novosela kishte lidhur kontratë me kompaninë si të gjithë qytetarët e tjerë dhe se pretendimi për mbifaturim është i pabazuar pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë.
Ndërkohë i kërkoi Partisë Demokratike mos të përdor politikisht ngjarjen duke akuzuar gjithmonë OSHEE -en për cdo fatkeqësi që ndodhë me qytetarët të cilët janë debitorë të energjisë elektrike.
“Teksa ngushëllojmë familjen Nasi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i kërkojmë edhe njëherë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte, të lërë punonjësit e kompanisë të bëjnë detyrën e tyre në respekt të ligjeve të shtetit dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik.”- thuhet në reagimin e OSHEE-së.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com