Vetëdeklarimi, ja deputetët
e kryebashkiakët e dënuar 

Vetëdeklarimi, ja deputetët<br />e kryebashkiakët e dënuar 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur sot formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Bien në emrat e deputetëve si Arben Ristani, Edi Paloka, Tom Doshi, Mhill Fufi, dhe Armando Prenga ndër deputetët e dënuar për vepra penale. Blendi Klosi dhe Fatmir Mediu janë hetuar për vepra penale, por hetimet janë pushuar. 

Ndërkaq nuk rezultojnë të dënuar kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta apo dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

Nga vetëdeklarimet bie në sy që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë. Tom Doshi rezulton i dënuar në vitin 1990 me 1 vit burg. Edi Paloka është dënuar në vitin 2000 me 10 ditë për organizim të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë. Edhe Alban Zeneli, deputet i PD, rezulton i dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 



Vetëdeklarimet e deputetëve dhe ministrave
 
Edi Rama, Kryeministër

I padënuar



Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit

I padënuar



Sali Berisha, deputet, PD

I padënuar



Blendi Klosi, ministër, PS
 
Hetuar në vitin 1994. Çështja pushohet me vendim të Gjykatës së Tiranës

 Arben Ristani, deputet, Sekretar i Përgjithshëm i PD
 
I dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë.
 
Në vitin 2008 dispozita u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.



Tom Doshi, Deputet
 
I dënuar me 1 vit burg në vitin 1990 për sjellje të padenjë në shoqëri.  
 
I ndaluar me urdhër të Prokurorit në 26 mars të vitit 2013. Caktuar nga Gjykata e Lartë masa e "arrestit në shtepi".   



Edi Paloka, Deputet, PD
 
Arrest me burg me afat 10 ditor në vitin 2000 për organizim mitingu të paligjshëm dhe kundërshtim me forcë të policisë.
 
Dënuar për shpifje në vitin 2015.



Mhill Fufi, Deputet, PD
 
Hetuar për organizim dhe tubim të paligjshëm për ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Pushohet ccështja.
 
Hetuar në vitin 2000 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja.
 
Hetuar në vitin 2001 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja.



Alban Zeneli, Deputet, PD
 
Dënuar në vitin 1992 me 6 muaj burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Dënuar në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të punonjësve të policisë. 

Parid Cara, Deputet, PS
 
Dënuar me 800 euro gjobë në vitin 2005 nga një gjykatë në Itali, për shkelje të Kodit Rrugor.
 
Armando Prenga, Deputet, PS
 
Rezulton me dy emra Armando dhe Mondi Prenga. 

Urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2015 për veprat penale armëmbajtje pa leje, plagosje dhe kanosje. Çështja është në gjykim.  
  
Kryebashkiakët
 
Nga të dhënat e vetëdeklarimit bie në dy dënimi i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj me 4 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale.
 
Zotkaj është dënuar 3 herë. Me 3 vjet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga gjykata e Korcës, vepër që përbën krim. Për kundërshtim të punonjësit të policisë është me 10 muaj nga Gjykata e Skraparit në vitin 2001. Është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranë me 1 vit burg në vitin 2002.

Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar, por dy herë është arrestuar nga policia italiane si i dyshuar për trafik narkotikësh, por i shpallur i pafajshëm. 

Artur Bardhi, Kryetar i Bashkisë Kurbin nuk është dënuar asnjëherë, por ka përdor 3 emra të ndryshëm, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, por që nuk janë deklaruar asnjëherë.

Elvis Rroshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, është dënuar me gjobë në vitin 2000 nga Gjykata e Kavajës, vepër që përbërn krim dhe kundravajtje penale. Gjithashtu ai përdor edhe emrin Ervin (Rroshi).

Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër është dënuar nga Gjykata Italiane për veprën penale “Pezullim i kushtëzuar” në vitin 1995. Kapllanaj është dënuar nga Gjykata e Firences, në Itali, me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003, për shkelje penale në vitin 1995.

Formularët e Kryebashkiakëve

Agron Kapllanaj - Kryetar i Bashkisë Mallakastër
 
I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.



Adriatik Zotkaj- Kryetar i Bashkisë Poliçan i dënuar 3 herë me 4 vite e 10 muaj burg
 
-- 3 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
 
-- 10 muaj burg për kundërshtim të punonjsve të policisë, kundravajtje penale
 
-- 1 vit burg për abuzim me detyrën dhe falsifikim.



Artur Bardhi - Kryetar i Bashkisë Kurbin, i padënuar. Ka dhe tre emra të tjerë Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.



Artur Bushi - Kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar.
 
-- I shoqëruar nga Policia italiane në vitin 1996 për verifikim.
 
-- I shoqëruar nga Policia italiane në 13.06.2010 deri në korrik 2010 dhe nën hetim deri në 30.03.2011 si i dyshuar për trafik droge. Gjykata pushon hetimet, Bushi lirohet nga akuzat.



Elvis Roshi - Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dënuar.

I dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale.
 
I dënuar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani në vitin 2002. Nuk shpjegon arsyet e dënimit.
 
I ndaluar në vitin 2013-ë nga Prokuroria e Kavajës për goditje për shkak të detyrës. Gjykata e quan të pavlefshëm ndalimin. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh