"Vetëdeklarimi",PD:KQZ s'publikon
formularët, shkel ligjin, mbron krimin

formularët, shkel ligjin, mbron krimin">
Partia Demokratike përmes nënkryetarit të grupit parlamentar,. Edi Paloka ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se ka shkelur ligjin dhe se po mbron interesat kriminale, pasi nuk ka publikuar formularët e vetëdeklarimit.
 
Në një dalje të posaçme poër mediat, Paloka ka thënë se, afati tashmë ka skaduar dhe në faqen zyrtare formularët nuk janë publikuar ashtu siç e përmban dhe ligji, ndryshe nga sa KQZ ishte urdhëruar nga Kuvendi.
 
Paloka ka shtuar se pa publikuar është edhe lista e funksionarëve që nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit, ku tha se janë 40 këshilltarë të mazhorancës, duke i kërkuar KQZ-së që të zbatojë ligjin dhe të mos bëjë pakt me krimin.

Ja deklarata e plotë e Edi Palokës
Sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit
Qëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit.
Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit.
Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë.
Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.
Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës.
40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre.
Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.
Të publikojë të dhënat e të mos fshehë krimet e të inkriminuarit.
Dekriminalizimi është një arritje e madhe e vendit dhe e qytetarëve, e vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe nga Shtetet e Bashkuara si reformë model, dhe nuk mundet dhe nuk ka për tu ndalur dot nga Edi Rama dhe lefteritë e tij.
Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligjit.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh