Vrau policin e 'Shqiponjave' me plumb në kokë në Fier, vetëdorëzohet me ndihmën e familjarëve Azgan Mërnica! Fshihej në fshatin Dërmenas

FIER-Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e forcave Shqiponja, Novruz Cenalia mesditën e 13 majit, në fshatin Baltëz në Fier, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit, pas më shumë se 48 orësh në arrati.

Vetëdorëzimi i tij është kryer mbrëmjen e sotme (15 maj) në fshatin Dërmenas, pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

 Kanë qenë familjarët që e kanë dorëzuar me makinë civile, moment i cili u sigurua dhe nga Report Tv dhe Shqiptarja.com. Pasi kanë negociuar me të e kanë marrë me makinë për ta dorëzuar. Në video 23 vjeçari duket i qetë teksa hyn në makinë madje ka qenë i qeshur dhe aspak i pikëlluar.

Burimet bëjnë me dije se forcat speciale RENEA ka qenë të orientuara për të vepruar në të gjitha drejtimet nëse nuk Azgani nuk do të dorëzohej. 

‘Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu. Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t'u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.’- njofton policia.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas vëtëdorëzimit të autorit, tha se tashmë drejtësia duhet të bëjë detyrën.

'Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.'- shkruan Balla.

Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishës, Luan Baçi në prill të vitit 2021.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave'?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Vetëdorëzohet autori i vrasjes së policit në Fier, Balla: Presim nga drejtësia të bëjë detyrën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas dorëzimit të Azgan Mërnicës, autori i vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia. Balla thotë se drejtësia duhet të bëjë detyrën.

'U prehsh në paqe Novruz i dashur! Bashkë me familjen tënde, kolegët e tu të Policisë së Shtetit dhe mbarë shoqërinë tani presim nga drejtësia të bëjë detyrën. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.'- shkruan Balla.

 

Ora 23:02
Vrasësi i policit mbërrin në komisariatin e Fierit, Report Tv sjell pamjet (VIDEO)

Report tv sjell me pamje momentin kur Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau me plumb në kokë efektivin e policisë Novruz Cenalian ka mbërritur në komisariatin e Fierit.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 16/05/2024 13:05

    Tretni çelsat dhe lamtumire

    Përgjigju
  • beni: 16/05/2024 09:14

    taksirati yne si taksapagues te ushqejme me buke malokun.ne burg..enveri i rreguklinte keta,,cfarw benin ia bente..i qeronte ai keto...

    Përgjigju
  • Baçi: 16/05/2024 06:56

    Sikur pati ble nji satelit ky lloshi gjate me leket tona qe do e shihte shqiperine ne pjate dhe do i zbardhte ngjarjet. Apo tallje lesht si gjithmonë ai zagar muti

    Përgjigju
  • Iris: 16/05/2024 02:15

    Ka vrare nje njeri,rrezikon burgim te perjetshem dhe buzeqesh?! Shume i papjekur qenka per 23 vjete qe ka! Apo mendon se do ja hedhe me 19 vjet e 20 vjet si vellai e babai?!

    Përgjigju
    • Fshati: 16/05/2024 07:52

      Jan familje e mbaruar fare ..totalisht

  • Hajde njishi: 16/05/2024 00:32

    Ishalla ke jeten e gjat. Ti hapesh telashe vetes kot .se plot hallall.

    Përgjigju
  • Poiuyt: 15/05/2024 23:56

    Uuu trimeria e ketij miushi te vogel ...po dridhej si lepur kur vajti ..hajt mos ki merak se eke bycen te njom do kenaqen shoket brenda.

    Përgjigju
  • Pedro: 15/05/2024 23:38

    Per cfare qesh ky sepse do bej burg per ter jeten, dhe per ate qe mori nje jete..

    Përgjigju
  • Niko: 15/05/2024 23:33

    Fishihej ne dermensas After fshatit sulaj dhe policia nuk e gjente dot.... Pirth o pirth

    Përgjigju
    • Real: 16/05/2024 01:20

      Cila polici??? Kjo e jona nuk gjen dot nje prostitute ne shtepi publike se aq e inkriminuar eshte. Drejtori i Fierit dhe i gjithe zinxhiri komandues ne fier duhet te shkarkohen. Renea nuk ka cfare ben kur policia lokale e fsheh dhe bashkepunon ose ka frike nga ngs fisi i tij kriminel.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim