Vetëflijimi i familjes Josifi në Kombinat/ Prokuroria kërkon pushimin e çështjes: Çfarë zbuluam nga bisedat në celular, asnjë person i tretë i përfshirë
Banesa ku u gjetën të vdekur nënë e bij, Anisa dhe Zhaneta Josifi
TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja që tronditi opinionin publik me protagonistë familjes Josifi, Prokuroria ka dalë në përfundimin se vdekja ka qenë natyrale, e pa ndikuar nga persona të tretë. Një rezultat i tillë ka dalë pas përfundimit të hetimeve, ku mes të tjerave edhe këqyrjes së celularëve të dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Nga sa mësohet, në celular nuk kanë pasur komunikime me asnjë person tjetër.
Gjithashtu, në raport hidhen poshtë të gjitha dyshimet se në banesën e tyre janë parë persona të dyshimtë, pasi kishin ndërperë të gjitha komunikimet me jashtë.
“Nga verifikimet hetimore të kryera nga nga pyetja e persona që janë dijeni për rrethanat të hetimit, nuk rezulton që në banesën e këtyre personave të jetë hyrë ndonjë person, ato i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet me jashtë dhe po kështu nuk kanë lejuar asnjë person që të hyjë në apartamentin e tyre deri në momentin që policia ka shkuat në banesë dhe ka gjetur pa jetë shtetaset Zhaneta dhe Anisa Josifin dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Blerta Josifin. Nga hetimi nuk rezulton që gjatë kësaj periudhe ato të kenë frekuentuar ndonjë objekt fetar e po kështu nuk rezulton që në banesën e tyre të ketë vajtur për vizitë ndonjë përfaqësues i komunitetit fetar”, shkruhet në dokument mes të tjerave.
Nisur nga këto në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes.
Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor, 21:49
-
'Mikrokreditë' shkojnë në SPAK! Prokuroria e Tiranës dyshon se mashtrimi u krye nga një grup kriminal
2 Nëntor, 20:25
-
Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal
30 Tetor, 15:02
-
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
24 Tetor, 10:55
-
KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Suela Salavaçi
22 Tetor, 19:11
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks
4 Tetor, 11:18
-
Me 61 mijë lekë pagë, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare pronare e 6 pronave e 6 makinave! Brenda 1 muaji iu hodhën 180 mijë euro në llogari! I vëllai i dënuar në Angli (EMRI)
30 Shtator, 12:37
-
Prokuroria Tiranë kërkon burg përjetë për Roland Pulën, në 2020 vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë
25 Shtator, 12:02
-
Në Itali 20 mijë € për diplomë, Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom! Ish rektori për Report Tv: Kishin probleme dhe me pagesat, merrnin staf pa kritere
19 Shtator, 17:34
-
Skandali me mikrokreditë, Prokuroria kërkesë 11 bankave: Lironi llogaritë e klientëve të 'MCA' e 'Final'
16 Shtator, 12:09