Vetëm 1% e kompanive shqiptare
janë të mëdha, me mbi 50 punonjës

Vetëm 1% e bizneseve shqiptare numërojnë më shumë se 50 punonjës, e megjithatë mbulojnë thuajse gjysmën e shitjeve në gjithë territorin.

Po kështu, këto ndërmarrje mbulojnë 38,9% të të punësuarve në gjithë Shqipëri dhe realizuan 64,0% të investimeve.

Të dhënat vijnë përmes rezultateve paraprake të Anketës së INSTAT të ndërmarrjeve për vitin 2015. Numri I kompanive në total rezulton 104 mijë, 22,7% më I lartë krahasuar me vitin 2014. Në këto kompani numërohen 434 mijë të punësuar.

Prodhuesit e shërbimeve janë sektori me numrin më të lartë të të punësuarve, 91 mijë, I pasuar nga sektori I tregtisë, ku numërohen 44 mijë punonjës. 

Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (42,5%) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (19,5%) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (17,9%). 

Kompanitë me 1-4 të punësuar përbënë 89,3% të ndërmarrjeve gjithsej.

Këto ndërmarrje numërojnë vetëm 33,3% të të punësuarve gjithsej dhe u takojnë 13,8% të shitjeve neto. Në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë prodhuesit e shërbimeve për gjithë treguesit e studiuar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!