Vetëm 114 kuti apo rinumërim të plotë, qëndrimi i përfaqësuesve të PS, PD e LSI në KAS

Vetëm 114 kuti apo rinumërim të plotë, qëndrimi i përfaqësuesve të PS, PD e LSI në KAS

1621500675_Kas21770x419.png

Teksa KAS është tërhequr për vendim për rinumërim apo jo në QArkun Berat mbledhja e kaluar u shoqërua me debate. Avokati i LSI Altin Kaziaj tha se numri i votave të LSI në Berat është më i madh se herësi i pestë i PS, dhe rrjedhimisht sipas tij LSI-së i takon një mandat në Berat. Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji tha se mazhoranca është dakord që të hapen kutitë që janë kërkuar në ankimim, ndonëse u shpreh i bindur se numri i mandateve nuk do ndryshojë. Salianji theksoi se nuk mund të hapen kutitë për gjithë qarkun, por vetëm ato që janë në kërkesën ankimore.

Altin Kaziaj, LSI

Në përfundim të kësaj këqyrje, ka rezultuar situata që pasqyrohet në tabelën e mëposhtme. Shifër fare qartë që subjektit politik PS ia janë numëruar 233 vota më shumë sec ishte vullneti i zgjedhësve. LSI rezulton të ketë nga 78 deri në 80 vota më pak nga cishte vullneti i zgjedhësve. Numri i votave të LSI është më i madh se herësi i pestë i PS, rrjedhimisht subjekti PS duhet të përfitonte 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI një mandat. Vlerësojmë se me transparencë ky komision duhet të marrë hapa për këqyrjen e të gjithë materialeve dhe numërimin e tyre në seancë publike.

Marash Logu, PD

Kërkojmë dhe ne që të rinumërohen dhe rivlerësohen të gjitha kutitë e qarkut Berat që të dalë vullneti i zgjedhësve. Është diferencë e ngushtë. Janë bërë vlerësime të gabuara tek votat. Edhe PD kërkon të hapen të gjitha kutitë dhe të rinumërohet dhe rivlerësohet çdo votë.

Eridian Salianji, PS

Ne pritëm që për 10 ditë ky subjek të paraqiste provat. Hapja dhe rinumërimi ka qenë betejë e PS. Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatit. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Jemi njohur me tabelat e rezultateve dhe kjo e bën që ky proces i numërimit nuk ka pasur kontestime. Për të hequr cdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara.


Lajmi kryesor:

Ndahet mandati për 74 vota, rinumërohen 114 kuti në Qarkun Berat! Përfundon numërimi për 46 kuti, LSI rikuperon me 3 vota


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore