Gabriel Guma është kandidatura e propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Tepelenës.

Guma është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis.

Ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Tepelenë ndërsa tashmë synon të drejtojë qytetin e tij.  Që të cilësohet si kandidat i mirfilltë, propozimi i tij fillimisht duhet të miratohet nga Kryesia e Patisë Demokratike.

Ndërkohë në Bashkinë e Cërrikut, strukturat e PD-së kanë shpallur kandidatin e propozuar, Amarildo Hoxhën, ndërsa në Mat është caktuar Eduart Brahilika.