Vetëm 7 muaj me patentë, 21-vjeçari kapet nga policia duke qarkulluar me shpejtësi skëterrë (VIDEO)

TIRANË- Një 21 vjeçar nga Tirana lëvizte me shpejtësi 197 km/h në kushte të lagështirës në rrugë dhe trafikur ende me fluks të madh. Siç njofton policia, 21 vjeçari kishte vetëm 7 muaj nga data e paisjes me patentë. Një shpejtësi e tillë rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia ka njoftuar se gjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

Në pranga kanë rënë 4 shoferë  për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk - Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç