Vetëm 7 të regjistruar deri më tani në degën e Arkeologjisë! Dekani: Të rinjtë pasiguri për punësimin! Edhe Historia dhe Gjeografia të shpallet degë prioritare

Nga 80 kuota të lira, vetëm 7 studentë janë regjistruar deri më tani në degën “Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore”. Sipas dekanit të Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi kjo shifër është sa gjysma e regjistrimeve në vitin e kaluar, për arsye që lidhen me mungesën e informacionit të maturantëve mbi tregun e punës që ofron kjo degë.

”Kemi dhe arkeologjinë dhe lëndën e trashëgimisë kulturore. Ka ecur shumë ngadaltë. Por shpresojmë që të arrijmë kuotat e vitit të shkuar që të kemi një kontingjent studentësh që të bëjnë të mundur ecurinë e programit. Në arkeologji kemi më pak se 10% të regjistruar. Pritet që në fazat e tjera të kemi edhe trefishin e këtyre që janë realizuar deri më tani. Të shkojmë në një shifër të kënaqshme që të shohim vazhdimësie. Në arkeologji kemi pasur 80 studentë, por pretendojmë të kemi gjysmën”.- tha Sabri Laçi, dekan i Fakultetit Histori-Filologji.

Dekani Laçi thotë se kjo degë, por edhe Historia e Gjeografia duhet të shpallen degë prioritare njësoj si Gjuhë-Letërsia, për tërheqjen e sa më shumë studentëve.

“Vetëm Gjuhë Letërsia është degë e prioritetit kombëtar. Ne kemi kërkuar që dhe historia dhe gjeografia dhe arkeologjia të jetë degë prioritare sepse i shërbejnë kombit. Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore janë me interes për sektorët që mbulojnë. Qeveria i ka dhënë vëmendje turizmit kulturor, por ekspertët përgatiten tek ne. Ndaj duhet të konsiderohen si prioritete kombëtare. Historia po rishkruhet, por ekspertët dalin nga këtu. Besoj do realizohet”.- tha Laçi.

Në krahasim me një vit më parë, thotë dekani i Historisë dhe Filologjisë, degët e mësuesisë kanë një trend në rritje të regjistrimeve.

“Degët e mësuesisë kanë ecuri të ndryshme. Gjuhë-Letërsia ka avancuar për mirë. Kemi 93 të regjistruar. 70% e kuotave është realizuar. Gjeografia gjithashtu ka performuar mirë. Kemi aty gati gjysmën e kuotave të realizuar. Historia diçka më dobët. Jemi në trendin e kaluar. Këtu kemi dhe gazetari-komunikim që ka një ecuri të mirë. Trend më të ngadalshëm, por në fund plotësohet. Statistikat tona janë të ballafaquar me vitin e kaluar. Në të gjitha degët ritmi i regjistrimeve ka ecur shpejt. Studentët që e kanë ndarë mendjen për këto degë, janë regjistruar. Kemi pritshmëri më të mira për fazat e tjera. Meraku ynë është që studentët të jenë të informuar për raundin e dytë dhe sidomos raundin e tretë që parashikon që studentët të vijnë të regjistrohen drejtpërdrejt, pa qenë nevoja për portal”, tha dekani.

Regjistrimet në universitet janë me dy raunde, megjithatë për të gjithë ata që nuk kanë mundur të regjistrohen do të ketë edhe një mundësi për ta bërë këtë direkt në universitet. Afati i fundit i regjistrimeve është data 1 tetor në portalin U-Albania, deri më 1 tetor, një ditë para nisjes së vitit të ri akademik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 08/09/2023 16:46

    Cfate arkeologjie te studiosh? Ate qe thote se greket vinin deri ne Durres! Apo se Lushnja ishte koloni greke? Apo se romaket mposhten iliret? Me mire te mbyllen fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë