'Vetëm njëri-tjetrin kemi', Amos Zaharia 'nuk ruan sekrete': Sot numëroj më shumë role se Yllka Mujo! Nga marrëdhënia e veçantë me Elian te rroga që i dha Ermal Mamaqi

“Sot kanë ndryshuar gjërat, unë numëroj më shumë filma në kinema se nëna ime, jo për të sfiduar nënën time se nuk e bëj kurrë, Yllka Mujo është Yllka Mujo. Por rrugëtimi është totalisht i ndarë”, kjo ka qene deklarata me të cilën aktori Amos Zaharia u ktheu përgjigje të gjithë atyre që e shohin ndryshe rrugëtimin e tij kinematografik por jo vetëm.

Së fundmi, aktori Zaharia ishte i ftuar në emisionin “N’kohë” të gazetarit Ermal Qori në Report Tv. Nga Korça, aty ku po interpreton në shfaqjen “Pas zeros”, i është dedikuar 25 minuta një rrëfimi ndryshe duke folur për gjithçka që ka lidhje me jetën e tij.

Ermal Qori: Nëna juaj, Yllka Mujo, është një artiste e jashtëzakonshme, sa ka ndikuar ajo në rrugëtimin tuaj? A ka ndodhur t’iu thërrasin “djali i Yllka Mujos”?

Amos Zaharia: Në fillim të karrierës po, duke  qenë se akoma se ke krijuar emrin tënd, është problem, ndoshta të duhet të punosh dyfish që të nxjerrësh në pah punën tënde dhe të dilje nga ajo hije e krijuar. Sot kanë ndryshuar gjërat, unë numëroj më shumë filma në kinema se nëna ime, jo për të sfiduar nënën time se nuk e bëj kurrë, Yllka Mujo është Yllka Mujo. Por, rrugëtimi është totalisht i ndarë, mund të bëjnë një herë favore por në momentin e parë që ti del në skenë po nuk bëre, s’të merr njëri në punë, do dalësh përpara mijëra spektatorëve, të tjerët shpenzojnë miliona euro, s’mund të marin në punë me nepotizëm.

Amos kujton gjithçka që ka lënë gjurmë në jetën e tij që nga fëmijëria e deri më sot, ndërsa një marrëdhënie të veçantë ruan me motrën e tij, princeshë Elian.

“Nga 0-6 vjeç kam qenë fëmija më i urtë në botë, nga 6 deri në 14 vjeç kam qenë fëmija më trazovaç. Kur ishim më të vegjël më Elian grindeshim, por sot jemi shumë herë më tepër miq, nuk ka sekrete midis nesh, unë di gjithçka për atë dhe ajo për mua. Lidhja së vjen edhe forcohet, se në fund fare vetëm, njëri tjetrin kemi”, tha Amos.

Ermal Qori: Çfarë të ka ngelur peng sot? Ka diçka që e mundon Amosin?

Amos Zaharia: Jo, do të thoja që i kërkoj falje nënës time për ato vitet e adoleshencës, por ajo e di…

Amos zbulon së vitin e ardhshëm do të nisin sërish xhirimet për sezonin e dytë të serialit ‘HOT’ me Ermal Mamaqin.

“Mund të vij seriali së shpejti me sezonin e dytë. Bashkëpunimi me Mamaqin ka ecur mirë, është pritur mirë nga publiku, nga fillimi i vitit tjetër mund të filloj sezoni i dytë”, tha Amos.

Ermal Qori: Sa je paguar nga Mamaqi?

Amos Zaharia: Nuk jam i autorizuar sepse e kam në kontratë, kush u hynë gjyqeve pastaj.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • risto: 11/12/2022 16:52

    Kjo eshte per te qeshur, role mund te kesh por varet se cfar rolesh se ka dhe figurante ne filma, sa per Yllken ti jo vetem qe nuk i afrohesh dot por as ke per tju afruar ndonjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion