Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi vetëm para një jave u përfol për një lidhje me producentin e famshëm Diplo. Dyshimet u shtuan më tej, kur në një postim të Erës, producenti komentoi “one love”.
Komenti i Diplos në postimin e Era Istrefit në Instagram
Pak e çuditshme kjo nga ana e producentit, pasi nga e gjithë kënga “Live it up”, shkëputi pikërisht këtë fragment. Pas këtyre komenteve fansat i shohin tashmë si çift Erën dhe Diplon.
Diplo dhe Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Niky Jam
Mirëpo çudia zgjat akoma, pasi vetëm sot, Dua Lipa ka publikuar një foto me producentin e famshëm. ‘Gjëra të mëdha po vijnë,”- shkruan Dua krahas fotos, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim.
Diplo dhe Dua Lipa